Katërmbëdhjetë qytete, me rreth 40 milionë banorë, raportohet të kenë kaluar në një formë bllokimi gjatë dy ditëve të kaluara, ku rrugët dhe transporti publik janë bllokuar.

Dhe pamjet e postuara në internet duket se ushtria po vendoset në rrugët e Wuhan, prej nga është shfaqur virusi, për të ndaluar shpërthimin.

Në SHBA, një burrë në Washington State është duke u monitoruar pasi është konfirmuar se ka sëmundje dhe raste të tjera të dyshuara janë duke u testuar në Kaliforni dhe Teksas.

Përtej Atlantikut, ndërsa autoritetet britanike kanë testuar 14 persona, por asnjë rast nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/