Kina lëshon alarmin rreth përhapjes së ekstremizmit islamik

20:59 | 13 Mars 2017

Kina po forcon retorikën e saj mbi Islamin, pasi zyrtarët e lartë kanë paralajmëruar se ekstremizmi islamik është duke u përhapur me të madhe në vend.

Një zyrtar i lartë i partisë komuniste në një rajon të banuar me myslimaë, gjatë një takimi me udhëheqësit politikë në Pekin, tha se ‘Kina është duke u destabilizuar nga situate ndërkombëtare anti-terror’, transmeton portali arbresh.info.

Shaerheti Ahan ka paralajmëruar se ekstremizmi islamik është duke u përhapur në zonën Xinjiang, vend i cili është shtëpi për më shumë se 10 milionë ujgurë.

Ahan shtoi se aktivitetet terroriste janë ende “aktive” në Xinjiang për shkak të ndikimit të “forcave terroriste ndërkombëtare”.

Në provinën e Xinjiang gjenden rreth 24,200 xhami, ndërsa rreth 1.8% e popullsisë në Kinë i përkasin fesë myslimane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara