Kina kërkon diskutim në KS të OKB-së për Kashmirin, Franca kundërshton

23:49 | 15 Janar 2020

Këshilli i Sigurimi i Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për çështjen e Kashmirit në një takim me dyer të mbyllura në kuadër të axhendës së saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, siç raporton stacioni televiziv indian “News18”, Franca kundërshtoi kërkesën e një anëtari të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç pretendohet kërkesën e Kinës për një diskutim në Nju Jork të çështjes së rajonit Xhamu dhe Kashmir.

“Qëndrimi i Francës nuk ka ndryshuar dhe është shumë i qartë. Çështja e Kashmirit duhet të zgjidhet në mënyrë dypalëshe, siç e kemi thënë në disa raste dhe do të vazhdojmë ta përsërisim atë tek partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, theksuan burimet që folën për qëndrimin e Francës.

Takimi i KS të OKB-së është thirrur për të diskutuar mbi situatën në Mali, por Kina ka bërë një kërkesë për të diskutuar çështjen e Kashmirit nën axhendën e “Ndonjë pikë tjetër biznesi”.

Muajin e kaluar, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia penguan një përpjekje tjetër nga Kina për të diskutuar për çështjen e Kashmirit në një takim me dyer të mbyllura.

KS i OKB-së për herë të fundit diskutoi për çështjen e Kashmirit në gusht të vitit 2019.

Kina për një kohë të gjatë shpreh shqetësim për situatën në Kashmirin e administruar nga India dhe ka deklaruar se mbështet “aleatin” Pakistanin në luftën e saj për popullin e Kashmirit.

India dhe Pakistani e administrojnë Kashmirin në pjesë, por e pretendojnë atë të plotë. Kina po ashtu kontrollon një pjesë të rajonit të kontestuar, por India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin.

Marrëdhëniet e tensionuara tashmë për një kohë të gjatë midis dy rivalëve bërthamorë të Azisë së Jugut u rritën më tej pasi India tërhoqi dispozitat e veçanta të shtetit Xhamu dhe Kashmir dhe vendosi një bllokim gati të plotë më 5 gusht.

Disa grupe të të drejtave, përfshirë Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, në mënyrë të përsëritur i kanë bërë thirrje Indisë që të heqë kufizimet dhe të lirojë të paraburgosurit politikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara