Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin publik të 11 muzikantëve vetëm pse ‘panë video pornografike’

20:39 | 20 Shtator 2017

Një grua e cila ka arritur të largohet nga Koreja Veriore ka zbuluar se ajo ka parë të masakruar 11 muzikantë, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar e armë anti-ajrore.

Hee Yeon Lim, 26 vjeç, vajza e një ushtari të rangut të lartë nga Pheniani, iku në Korenë e Jugut vitin e kaluar dhe ka vendosur që nga Seuli të rrëfejë për regjimin makabër të Kim Jong-un, transmeton portali arbresh.info

nintchdbpict000262957812

Në një intervistë për The Mirror, ajo ka përshkruar një rast kur u nxorr nga shkolla nga një grup ushtarësh dhe më pas u detyrua të shikojë vrasjen e muzikantëve të cilët u vranë vetëm pse ishin kapur ‘duke parë video pornografike’.

Ajo ka përshkruar se trupat e muzikantëve janë ndarë në copa sapo janë goditur me armë anti-ajrore.

Lexo edhe: Sa është i vërtetë kërcënimi i Seulit për vrasjen e Kim Jong-un?

Vajza ka përshkruar edhe tmerre tjera të regjimit të Phenianit, ku ndër të tjera ka thënë se Kim Jong-un shfrytëzon vajzan e reja si sllave seksi.

Në vitin 2016, një raport shokues nxorri në pah se regjimi i Kim Jong-un kishte ekzekutuar 340 persona që nga koha kur erdhi në pushtet./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara