Këto janë shtetet ku paguhen më shumë mësuesit

11:45 | 15 Shtator 2019

Mësuesit kanë një mision shumë të veçantë për të mësuar gjeneratat e reja për edukim.

Por, ky profesion paguhet mjaft në shumë shtete, sidomos evropiane.

“World Ecomonic Forum” ka renditur dhjetë shtetet, ku paguhen më shumë mësuesit.

Në vendin e dhjetë ndodhet Austria, ku një mësues brenda vitit paguhet 54 mijë dollarë. Në vendin e nëntë është Koreja e Jugut me paga prej 57 mijë dollarë, duke u ndjekur nga Danimarka me 58 mijë, Irlanda me 62 mijë, Australia me 63 mijë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, në top 5 janë:

SHBA me 64 mijë, Kanadaja me 67 mijë, Holanda 70 mijë, Gjermania me 80 mijë dhe në vendin e parë Luksemburgu me 116 mijë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara