Kërkohet mbrojtja e fëmijëve refugjatë nga abuzimi seksual

21:43 | 6 Mars 2017

Këshilli i Evropës prezantoi sot një raport të mbi mbrojtjen e fëmijëve refugjatë nga abuzimi seksual, në të cilin theksohen problemet e mëdha në mbledhjen e të dhënave, identifikimin e viktimave dhe mbrojtjen e tyre.

Për një numër të fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve në Evropë nuk ka të dhëna të përgjithshme.

Raporti i Ombudsmanëve Evropian për Fëmijët, vlerëson se në vitin 2015 të paktën 337,000 fëmijë janë regjistruar si azilkërkues dhe 88.300 nga ta ishin të pashoqëruar.

Në rrjetin e abuzimit seksual viktimat më të shpeshta janë fëmijët që nuk kanë familje dhe të cilët bien pre e trafikantëve, të cilët u premtojnë të miturve përkrahje, punë dhe jetë të lumtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara