Kërkohet dorëheqja e lideres së Hong Kong Carrie Lam

08:29 | 17 Qershor 2019

Aktivisti më i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, ka bërë thirrje për dorëheqjen e lideres Carrie Lam, pasi u lirua nga burgu.

Wong u bë fytyra e protestave pro-demokratike në 2014, të cilat bënë thirrje që qyteti të përzgjedhte udhëheqësit e vet.

Njerëzit në Hong Kong përsëri janë në rrugë, këtë herë kundër një projektligji kontradiktor për ekstradimin që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.

Organizatorët thonë se më shumë se dy milionë njerëz u mblodhën në protesta për ta kundërshtuar atë.

Kjo përkundër se projektligji u pezullua nga Lam të shtunën.

Organizatorët thonë se protesta do të vazhdojë derisa ligji të hiqet krejtësisht.

Kritikët kanë thënë se ky legjislacion do t’i ekspozonte qytetarët e  Hong Kong-ut ndaj sistemit të brishtë të drejtësisë në Kinë dhe do të çonte në erozionin e mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara