Kërcënoi në gjuhën arabe për sulm me bombë, arrestohet emigranti marokien

22:15 | 3 Mars 2017

Një emigrant marokien ka shkaktuar panic në një stacion të trenit në Spanjë, pasi ka kërcënuar se do të shpërthente një bombë, për të cilën pretendonte se e kishte në xhep.

Policia e armatosur e ka arrestuar atë duke e shtrirë për toke, transmeton portali arbresh.info.

Shefi i policisë së Gironas, Xavier Domenech, tha se alarmi kishte shkaktuar panik në linjen e trenit Barcelonë-Gironë.

Policia ka konfirmuar se emigrant që fliste në gjuhë të huaj, i ka thënë policisë që ishte marokien, është pse me vete nuk kishte mjet identifikimi, nuk ishte i armatosur dhe nuk kishte bombë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara