Kërcënim për sulm me bombë, evakuohet stacioni kryesor i trenit në Kopenhagë

18:15 | 7 Mars 2017

Stacioni kryesor i trenit në kryeqytetin danez është evakuuar plotësisht pas një kërcënimi për sulm me bombë.

Mediat lokalë daneze kanë deklaruar se policia gjendet në vendin e ngjarjes për shkak ‘të rrethanave të dyshimta’, transmeton portali arbresh.info.

I tërë stacioni është mbyllur dhe udhëtarëve u është thënë që të largohen nga vendi i ngjarjes për shkak të një kërcënimi me bombë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara