Katër anëtare të NATO-s formojnë Komandën e Operacioneve Speciale

09:53 | 26 Tetor 2019

Kroacia, Hungaria, Sllovakia e Sllovenia janë pajtuar të formojnë një komandë të përbashkët të Operacioneve Speciale nën mbrojtjen e NATO-, bëhet e ditur në ueb faqen e aleancës veri-atlantike.

Në deklaratë thuhet se Ministrat e Mbrojtjes së katër shteteve nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të formuar një Komandë e Përbërësit Rajonal të Operacioneve Speciale (R-SOCC) gjatë takimit të tyre në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Qëllimi i R-SOCC është “të rrisë aftësinë e këtyre katër vendeve për të përdorur efektivisht forcat e tyre speciale” nën udhëheqjen e Hungarisë.

Deklarata gjithashtu theksoi se Komanda do t’i lejojë secilit anëtar “të përdorë kontributet e veta veç e veç, ndërsa të përfitojë nga një strukturë e integruar R-SOCC një herë e aktivizuar për një vendosje”.

Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana, nga ana e tij, e përshkroi R-SOCC si “një mjet shumë të gjithanshëm” për zgjidhjen e konflikteve të ditëve moderne.

“Kjo ceremoni e nënshkrimit merr një hap të rëndësishëm drejt forcimit të Forcave Speciale në rajon dhe rritjes së bashkëpunimit dhe ndërveprimit brenda aleancës,” shtoi Geoana.

R-SOCC është planifikuar të kthehet në një forcë plotësisht operative para fundit të 2024./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara