Katastrofat natyrore nuk kanë fund në Indonezi, tani shpërthen vullkani

08:02 | 3 Tetorë 2018

Katastrofat natyrore vazhdojnë të godasin Indonezinë, ku së fundi ka shpërthyer vullkani Mount Soputan në ishullin e Sulawesi.

Ky ishull këtë javë është goditur nga tërmeti që pasoi cunamin e tani vullkani, transmeton portali arbresh.info.

Pas muajsh të aktivitetit të rritur sizmik, vullkani Soputan përfundimisht shpërtheu me avull të mërkurën në mëngjes, duke dërguar një re hiri deri në 4.000 metra në ajër.

Retë e dendura të tymit po lëvizin tani në drejtimin perëndimor dhe në veriperëndim, me një nivel alarmi III të lëshuar për vullkanin aktiv.

Komunitetet që banojnë brenda një rrezeje prej 6.5 km të vullkanit po këshillohen të qëndrojnë larg zonës për shkak të kërcënimeve të mundshme të rrjedhës së lavës dhe rreziqeve nga retë e hirit.

Deri më tani nuk ka pasur njoftime për viktima apo dëmtime në ishull, i shkatërruar tashmë nga tërmeti i së premtes dhe cunami i cili mori jetën e mbi 1.300 njerëzve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale