Kapën 6 të dyshuar për sulm ndaj presidentit francezë

01:10 | 9 Nëntor 2018

Gjashtë persona janë arrestuar këtë të martë në Francë, pasi dyshohen si planifikues të një plani për të sulmuar presidentin Emmanuel Macron.

Gjashtë persona të dyshuar për sulm ndaj presidentit francez Emmanuel Mancron, janë arrestuar këtë të martë në Francë.

 

Kanali televiziv francez BFM TV raporton se të gjashtë mund të jenë anëtarë të ekstremit të djathtë, por kjo ende nuk është konfirmuar. Po sipas tij, të arrestuarit janë vendosur në pranga në tre vende të ndryshme të Francës; në Isere, Vere dhe në Ille-et-Vilaine.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi gjatë një interviste për një gazetë vendase, e cila u botua të dielën, për kërcënimet e lëvizjeve të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, duke shtuar se vetëkënaqësia e popujve gjatë viteve ’30 ishte pikërisht ajo që i hapi rrugën sundimit të Hitlerit në Gjermani dhe Musolinit në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale