Kanada mbështet sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit

20:06 | 15 Prill 2018

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka dhënë mbështetjen e tij për sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të kundër objektivave të supozuara të armëve kimike në Siri.

“Kanada qëndron me miqtë tanë në këtë përgjigjje të nevojshme dhe ne dënojmë forcë përdorimin e armëve kimike”, tha Trudeau, transmeton portali arbresh.info

Ai këto komente i ka bërë gjatë një fjalimi në Samitin e Amerikës në Lima.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nisën sulme ajrore kundër objekteve të shumta qeveritare në Damask, duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike si dhe një bazë ushtarake siriane në Homs./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale