Kalifornia goditet nga tërmeti i shkallës 7.1, më i forti në dy dekada

08:38 | 6 Korrik 2019

Kalifornia Jugore është tronditur nga tërmeti më i madh në dy dekada.

Kalifornianët e kanë pritur fundjavën me një tërmet të shkallës 7.1 që ka dridhur ndërtesat e ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa pjesë të Los Anxhelosit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas zyrtarëve nuk janë shkaktuar dëme të mëdha apo viktima.

Tërmeti i cektë goditi në afërsi të qytetit të vogël të Ridgecrestit rreth orës 20:19 sipas kohës lokale (në Evropë 03:19, të shtunën).

Një ditë më parë e njëjta zonë kishte përjetuar një tërmet të magnitudës 6.4 të Riterit.

Tërmeti më i fundit ishte 11 herë më i fortë se ai i mëparshmi, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan dhe është pjesë e asaj që sizmologët po e quajnë një “sekuencë tërmeti”.

Dridhja u ndje më shumë se 240 km larg, në Los Anxhelos, ku departamenti i zjarrfikësve vendosi automjete dhe helikopterë për të kontrolluar dëmet dhe banorët që kishin nevojë për ndihmë emergjente./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara