Johnson i bën thirrje Rusisë të përdorë influencën në kufirin Izrael-Siri

22:23 | 12 Shkurt 2018

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka deklaruar se vendi është shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në kufirin Izrael –Siri.

Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të përdorë influencën e saj për të ushtruar presion ndaj qeverisë siriane dhe mbështetësve të saj për të shmangur veprimet provokative, transmeton portali arbresh.info

“Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar në lidhje me zhvillimet në kufirin Izrael-Siri. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur vetën kundër çdo incidenti në territorin e saj. Ne inkurajojmë Rusinë që të përdorë influencën e saj për të shtypur regjimin dhe mbështetësit e tij për të shmangur veprimet provokative”, tha Johsnon.

Thirrja e diplomacisë së lartë të Britanisë së Madhe vjen disa ditë pasi forcat izraelite të mbrojtjes publikuan pamjet që tregonin për rrëzimin e një helikopteri iranian nga një helikopter izraelit dhe sulmin ajror pas tij në tokën siriane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale