Jerusalemi: E dërguara e Trump, Haley, akuzon OKB-në “për armiqësi të egër”

21:58 | 8 Dhjetor 2017

E dërguara e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikky Haley, ka akuzuar OKB-në për dëmtimin e mundësive për paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Organizata “ka qenë një ndër qendrat më të mëdha dhe më të jashtëzakonshme që ka shfaqur armiqësi ndaj Izraelit”, tha ajo, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Nikki Haley këto komente i ka bërë gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit te thirrur pas vendimit të Presidentit Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Ky veprim është dënuar nga mbarë bota dhe ka shkaktuar përplasje në Bregun Perëndimor.

Një burrë palestinez ka humbur jetën pasi trupat izraelit kanë qëlluar njerëzit që hidhnin gurë në drejtim të tyre.

Mediat e huaja e paraqesin situatën si mjaft të tensionuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara