Jeff Bezos kritikohet për donacionin që dha për rikuperimin nga zjarret në Australi – ofroi më pak sesa fiton për 5 minuta

21:04 | 13 Janar 2020

Në një postim në Instagram të dielën, drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos njoftoi se kompania e tij do të dhurojë 1 milion dollarë australianë, ose rreth 690,000 dollarë, në përpjekjet e Australisë për rikuperimin e zjarrit të egër.

Megjithatë, një donacion i tillë ka marrë edhe kritika, shkruajnë mediat e huaja

Kjo për faktin se bëhet fjalë për një shumë e cila vlerësohet se nga ai fitohet për pesë minuta.

Ky vlerësim është bërë edhe nga Business Insider bazuar në vlerën neto të Bezos në vitin 2018 siç raportohet nga Forbes.

Ndryshe, zjarret kanë shkatërruar Australinë që nga fundi i korrikut, duke vrarë të paktën 28 njerëz dhe djegur më shumë se 2,000 shtëpi.

Në një postim në blog, Amazon tha se do t’i kanalizonte paratë për agjencitë e ndihmës që ndihmojnë viktimat dhe rivendosin jetën e egër.

Kështu, përdoruesit e internetit kanë qenë të shpejtë për të kritikuar sasinë e donacionit të Amazon, duke vënë në dukje se ai përfaqësonte një pjesë të papërfillshme të pasurisë 936 miliardë dollarë në Amazon.

Ndërkohë Facebook ka thënë se do të dhurojë 1.25 milion dollarë australianë, dhe të famshëm të tjerë duke përfshirë Kylie Jenner kanë premtuar donacione më të mëdha se Amazon.

Veç këtyre, një grua tha që ngriti gati dyfish atë që premtoi Amazon duke shitur foto nudo në internet.

Bezos thuhet se fiton afro 78.5 miliardë dollarë në vit, që i bie më shumë se 215 milionë dollarë në ditë, ose 149,353 dollarë në minutë.

Kjo shifër është një vlerësim bazuar në atë se sa u rrit vlera e tij neto nga 2017 në 2018 dhe nuk pasqyron pagën e saktë të Bezos nga Amazon.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos është e lidhur me aksionet e Amazonës, e cila luhatet në vlerë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara