Japonia planifikon të ulë moshën madhore

19:20 | 13 Mars 2018

Fëmijët në Japoni do të konsiderohen të rritur kur të mbushin 18 vjet e jo më 20, sipas një propozimi të ri që mbështetet nga qeveria.

Nëse miratohen ndryshimet, 18 vjeçarët do të jenë në gjendje të martohen, nënshkruajnë kontrata dhe të marrin kredi pa lejen e prindërve, transmeton portali arbresh.info.

Por, adoleshentëve ende do t’u ndalohet pirja e duhanit, alkoolit dhe bixhozi deri të mbushin 20 vjeç.

Nëse parlamenti voton në favor të projektligjit, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Do të ishte ndryshimi i parë në ligjin që përcakton moshën madhore që kur u vendos në 1876./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale