Jahti 5 milionë dollarësh përfshihet nga zjarri, kapiteni mbetet i bllokuar

00:49 | 8 Gusht 2019

Një super jaht luksoz me vlerë rreth 5 milionë dollarë u shkatërrua nga një zjarr i tërbuar, ndërsa po lundronte në një ishull në Tajlandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tymi i zi u pa të dilte nga jahti luksoz dhe kapiteni kanadez i anijes nuk mund të bënte asgjë pasi flakët përfshinë atë – madje për një kohë kishte mbetur i bllokuar.

Ted Blenkers, 64 vjeç, i cili kishte lundruar në zonë nga Langkawi, Malajzi, u la i bllokuar kur zjarri filloi rreth orës 8 të së mërkurës.

Anëtarët e ekuipazhit në panik fillimisht u përpoqën të luftonin vetë flakën. Por ata thuhet se u hodhën në ujë për siguri kur zjarri u rrit dhe u përhap me shpejtësi nëpër trupin e barkës.

Zjarrfikësit arritën për të luftuar zjarrin dhe i gjithë stafi në bord në atë kohë u evakuua në mënyrë të sigurtë nga super jahti.

Zjarrfikësit, punëtorët e shpëtimit dhe policia detare arritën në vendngjarje dhe e sollën zjarrin nën kontroll pas rreth një ore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara