Izraeli sulmon bazën ajrore në Homs, përgjigjet ushtria siriane

00:40 | 17 Prill 2018

Ushtria siriane ka njoftuar se në orën 1:10 të mëngjesit, sipas kohës së Damaskut, forcat ajrore izraelite kanë gjuajtur disa raketa drejt bazës ajrore Shay’rat dhe zonës së saj përreth Homsit.

Sipas deklaratës, Mbrojtja Ajrore Siriane arriti të kapte disa nga raketat, por nuk theksuan nëse izraelitët shënuan ndonjë goditje të drejtpërdrejtë, transmeton portali arbresh.info

Sulmi i sotëm nga Izraeli shënon goditjen e dytë në shtatë ditë.

Ende nuk janë dhënë detaje tjera më të hollësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara