Izraeli shkatërron “tunelin më të gjatë dhe më të thellë” në Gaza

20:27 | 15 Prill 2018

Ushtria izraelite ka çaktivizuar një tunel të madh të gërmuar nga militantët që arritën në Izrael nga Rripi i Gazës, thonë zyrtarët.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se ishte tuneli më i gjatë dhe më i thellë i llojit të tij që Izraeli kishte zbuluar, transmeton portali arbresh.info

Një zëdhënës ushtarak tha se ishte gërmuar që nga lufta e Gazës në vitin 2014, kur Izraeli shkatërroi më shumë se 30 tunele, të cilat thuhet se ishin destinuar për sulme.

Izraeli po përdor masa të sofistikuara për të penguar tunelet e gërmuara nga militantët.

Tuneli shtrihej “disa kilometra” në Gaza dhe lidhej me tunele tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale