Izraeli rihap një kalim të rëndësishëm për palestinezët në Rripin e Gazës

13:13 | 15 Gusht 2018

Pas një muaj ndalese, Izraeli rihapi kalimin kufitar “Karam Abu Salem”, kalim ky shumë i rëndësishëm për nevojat e banorëve të Rripit të Gazës që vazhdon të mbetet i rrethuar.

Heqja e kësaj ndalese lejon që në këtë zonë të hyjnë produktet bazë sikurse gazi, gruri dhe mielli si dhe materialet për veshje dhe ndërtim, shkruan Al Jazeera.

Izraeli mbylli këtë kalim të rëndësishëm për palestinezët e Rripit të Gazës muajin e kaluar si hakmarrje ndaj atyre që vunë zjarr në tokat izraelite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara