Izraeli përgatitet për të pushtuar Gazën

07:06 | 10 Gusht 2018

Ushtria izraelite ka kryer mbi 140 sulme kundër Rripit të Gazës, duke kërcënuar me një ofensivë të plotë ushtarake kundër enklavës së rrethuar bregdetare.

Sulmet erdhën pasi rreth 150 raketa u lëshuan nga Gaza në territoret e pushtuara palestineze nga e marta vonë deri të enjten, njoftoi ushtria izraelite.

Tel Avivi pohoi se sistemi raketor izraelit “Kupola e Hekurt” kishte kapur 25 raketa nga 150 raketa, të cilat bënë që sirenat e alarmit në territoret e pushtuara të aktivizoheshin mbi 125 herë.

Organizata terroriste Hamas mori përgjegjësinë për sulmet e reja me raketa në territoret e okupuara, duke thënë se ishte hakmarrë për vdekjeen e dy luftëtarëve të vrarëë të martën në një sulm izraelit në Gaza.

Shpërndaje në rrjete sociale