“Izraeli ka vendosur pajisje për të përgjuar bisedat telefonike të Trumpit”

17:23 | 12 Shtator 2019

Raportohet se Izraeli kishte vendosur pajisje përgjuese StingRay në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në përpjekje për të ndjekur telefonatat e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të “The Politico”, ku citohen disa ish-zyrtarë amerikanë të njohur me çështjet, një hetim nga Byroja Federale Hetimore (FBI) dhe agjencitë e tjera amerikane arriti në përfundimin se Izraeli është përgjegjës për këtë akt.

“Ishte shumë e qartë se izraelitët ishin përgjegjës”, tha për mediumin një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Një zëdhënës nga ambasada izraelite në SHBA menjëherë i mohoi akuzat dhe i quajti ato “një absurditet absolut”.

“Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në SHBA”, tha Elad Strohmayer për “The Politico”.

Administrata e Trumpit ende nuk është prononcuar rreth këtij lajmi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara