Izraeli godet një depo armësh në Siri

22:12 | 1 Nëntor 2017

Izraeli ka goditur një deponi armësh në Siri të mërkurën në mbrëmje, raportojnë mediat libaneze.

Agjencia e lajmeve në Liban, al al-Mayadeen njoftoi se Siria ka reaguar menjëherë duke gjuajtur një raketë sipërfaqësore në ajër, transmeton portali arbresh.info

Media raporton se sulmi ajror ka ndodhur në rrethin e qytetit Homs.

Banorët lokalë kanë raportuar se aeroplanët izraelitë kanë fluturar mbi hapësirën siriane dhe më pas kanë dëgjuar shpërthimin.

Në fund të tetorit, Izraeli ka goditur tre pozicione të artilerisë siriane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara