Izraeli godet disa objektiva në jug të Sirisë

00:11 | 1 Maj 2020

Media shtetërore e Sirisë ka njoftuar se helikopterë izraelitë kanë lëshuar disa raketa nga  lartësitë e Golan, të okupuara nga Izraeli, që për shënjestër kishin Sirinë jugore.

Sulmi, një nga sulmet e shumta e Izraelit këtë muaj, sipas burimeve të inteligjencës perëndimore ka synuar milicitë e mbështetura nga Irani, transmeton portal arbresh.info

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë një prani në rritje në territorin e Sirisë.

Bazat dhe kolonat e drejtuara nga milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani, janë goditur vazhdimisht nga Izraeli gjatë viteve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara