Izraeli godet bazën e forcave siriane në Homs

23:12 | 29 Prill 2018

Burimet të mediave ndërkombëtare në Siri kanë raportuar për një shpërthim të fuqishëm në një bazë ushtarake të forcave siriane.

Shpërthimi ka ndodhur në veri të qytetit Homs, transmeton portali arbresh.info

Sipas disa raporteve besohet se pas sulmit qëndron Izraeli.

Televizioni shtetëror sirian thotë se shpërthimet e njëpasnjëshme u dëgjuan në provincën Hama dhe autoritetet po hetojnë përgjigjen.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se Izraeli do të vazhdojë sulmet ajrore në Siri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara