Izraeli do t’u propozojë vendeve të Gjirit ndërtimin e tubacionit të naftës dhe gazit

11:23 | 17 Shtator 2020

Raportohet se Tel Avivi po përgatitet t’u paraqesë vendeve të Gjirit propozimin për projektin e tubacionit të naftës që do të transportojë në Evropë naftën dhe gazin e Gjirit.

Izraeli është përgatitur që t’u propozojë vendeve të Gjirit ndërtimin e linjës së tubacionit për transportimin e naftës dhe gazit natyror në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Sipas lajmit të gazetës ekonomike “Globes” që publikohet në Izrael, mësohet se Tel Avivi po përgatitet t’u paraqesë vendeve të Gjirit propozimin për projektin e tubacionit të naftës që do të transportojë në Evropë naftën dhe gazin e Gjirit.

Do marrë pjesë edhe Arabia Saudite

Në lajm theksohet që edhe Arabia Saudite do të marrë pjesë në këtë linjë me një stacion pavarësisht se ajo ende nuk ka formuar marrëdhënie diplomatike.

Në mesin e detajeve që gazeta ka dhënë lidhur me planin në fjalë thuhet se nafta dhe gazi do të transportohet nga vendet e Gjirit në qytetet Eilat dhe Ashkelon të Izraelit dhe më pas do të transportohet në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Është e nënkuptuar në marrëveshjen e nënshkruar

Projekti i tubacionit në fjalë është nënkuptuar në marrëveshjen e normalizimit të nënshkruar të martën bëhet e ditur në lajmin në të cilin rikujtohet se në mesin e pikave të nënshkruara në marrëveshje ndodhen shprehjet “Palët me objektivin për të rritur sigurinë e energjisë do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin me projekte në fushën e energjisë përfshirë edhe sistemet rajonale të transmetimit”.

Do bëhen kursime në pagesën e kalimit në Kanalin e Suezit

Në lajm nënvizohet se në mesin e objektivave për projektin e linjës së tubacionit ndodhen shkurtimi i kohës së transportit dhe kursimi duke anashkaluar pagesën për kalimin në Kanalin e Suezit.

Në gazetë ndër të tjera vihet në dukje se prania e Iranit dhe Jemenit në ngushticën e Hormuzit dhe piratët somalezë në hyrje të Detit të Kuq pengojnë që transporti të jetë i sigurt dhe se linja e tubacionit nga toka do të sigurojë një avantazh strategjik. Gjithashtu thuhet se projekti do të sjellë të ardhura prej qindra miliona dollarë për ekonominë e Izraelit.

Ndërkohë nuk është dhënë informacion lidhur me kohën se kur do të paraqitet projekti./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara