Izraeli arreston një pacient palestinez me kancer

13:54 | 15 Shtator 2020

Forcat izraelite arrestuan një pacient palestinez me kancer ndërsa po kalonte përmes kalimit Erez që lidh Rripin e Gazës me Izraelin për trajtim mjekësor, sipas një zyrtari palestinez.

“Pacienti 35-vjeçar u ndalua ndërsa u largua nga Gaza për mjekim në një spital në Kuds”, tha për AA, Abdul-Nasser Ferwana nga Komisioni i të Burgosurve dhe Çështjeve të ish-të Burgosurve, raporton Anadolu Agency (AA).

Arsyeja e ndalimit mbetet e paqartë. Ferwana tha se forcat izraelite kanë arrestuar dhjetë palestinezë në vendkalimin Erez këtë vit.

“Autoritetet pushtuese e kanë kthyer kalimin në një kurth për ndalim, presion dhe pazarllëk”, tha ai.

E vendosur në veri të Gazës, vendkalimi Erez është i vetmi vendkalim që lidh Rripin e Gazës me Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Autoritetet izraelite nuk lejojnë palestinezët të lëvizin lirshëm përmes kalimit pa leje sigurie nga Tel Avivi.

Sipas shifrave palestineze, rreth 4.700 palestinezë, përfshirë 41 gra, 140 fëmijë dhe 700 pacientë, aktualisht mbahen në institucionet e paraburgimit në Izrael.

Lajmet më të lexuara