Ivanka Trump, me pallto 2 mijë dollarëshe viziton viktimat nga Uragani Florence

21:23 | 4 Tetorë 2018

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e veshur me një pallto 2 mijë dollarëshe ka vizituar viktimat e Uraganit Florence në Kaliforninë e Veriut.

Gjatë ditës, 36-vjeçarja  vizitoi Institutin Teknik NASCA dhe vazhdoi të takohej me nxënësit në shkollën teknike, transmeton portali arbresh.info

Ajo vizitoi edhe Hyde Park Baptist Church në Robeson County, e cila aktualisht shërben si vend i lehtësimit për qindra njerëz të prekur nga Uragani Florence.

Duke kaluar vetëm 40 minuta në atë zonë, këshilltarja e lartë e Donald Trump ndihmoi në dhënien e ushqimit dhe u takua me punëtorët e organizatave të ndryshme.

Pas postimit të lajmit në mediat botërore, Ivanka është kritikuar për sjelljen e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara