Ivanka Trump dhe burri i saj do të marrin pjesë në hapjen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem

19:33 | 22 Prill 2018

Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të dy këshillëtare të Presidentit amerikan Donald Trump, pritet të përfaqësojnë administratën e SHBA-ve në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

Lëvizja e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem pritet të ndodhë gjatë muajit maj, transmeton portali arbresh.info

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit ka ngjallur kritika të mëdha në mbarë botën dhe ka nxitur proteta të mëdha nga ana e palestinezëve./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara