Ivanka mbështeti babain e saj me një thënie kineze, por mediat sociale “vlojnë”

22:29 | 12 Qershorë 2018

Ivanka Trump përmes mediave sociale ka shprehur mbështetjen për babain e saj, Donald Trump, para takimit me udhëheqësin e Koresë Veriore, megjithatë zgjedhja që bëri ajo hutoi shumë njerë.

Vajza e Presidentit amerikan përdori një proverb kinez për të zgjeruar mbështjen duke thënë: “Ata që thonë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndalojnë ata që e bëjnë- proverb kinez”, transmeton portali arbresh.info

Për pak orë postimi i saj u pëlqye nga dhjetëra mijëra njerëz, por shumë mbetën të hutuar se pse ajo mendonte se kjo thënie ishte kineze.

Në mijëra komente mbi Ëeibo, përdoruesit bënë sugjerime të ndryshme, por pa arritur në përfundim.

“Një proverb nga Ivanka ka rraskapitur qelizat e trurit të të gjithë përdoruesve kinezë të internetit”, tha një komentator.

Takimi historik midis Donald Trump dhe Kim Jong-un u zhvillua të martën në Singapor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale