Italia shënon numrin më të ulët të viktimave që nga fillimi i pandemisë

18:51 | 18 Maj 2020

Në Itali janë shënuar vetëm 99 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar kështu numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi në vend që nga fillimi i pandemisë më 9 mars, tha Agjencia për Mbrojtjen Civile të hënën.

Së paku 32,007 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi shtoi agjencia, dhe momentalisht në Itali janë vetëm 66,553 raste aktive me COVID-19.

Restorantet, dyqanet me pakice, sallonet e bukurisë dhe muzet janë rihapur të hënën në shumicën e regjioneve italiane pas 10 javësh të izolimit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara