Italia hap xhamitë

23:44 | 15 Maj 2020

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ministrja e Brendshme Luciana Lamoregese e përfaqësuesit e komunitetit islamik italian kanë nënshkruar marrëveshjen me një protokoll të posaçëm për meaxhimin e hapjes së xhamive në të gjithë territorin e vendit.

Hapja e tyre është autorizuar më datë 18 maj 2020 pas një mbyllje që prej datës 10 mars 2020 me dekretin e masave të izolimit anti-pandemisë Covid-19.

Dokumenti i protokollit të hapjes së xhamive është hartuar në bashkëpunim me komunitetin tekniko shkencor i ngritur pranë ekzekutivit italian e është i ndarë në tre kapituj që përmbajnë masat për hyrjen në vendet e lutjes e të kultit; rregulla që besimtarët duhet të zbatojnë gjatë lutjeve e higjenizimin e ambienteve e objekteve fetare.

Për përfaqsuesit e komunitetit islamik italian Kryetarin e Komunitetit Islamik Italian Yassine Lafram, Sekretarin e Përgjitshëm të Qendrës islamike në Xhaminë e Madhe të Romës, Abdellah Redouane, Imamin e Zhamisë së Milanos Yahya Pallovicini e Imamin e Napolit AbdAllah Cozzolino marrëveshja e arritur me qeverinë italiane “është një event historik në njohjen e dinjitetit të kultit të besimtarit mysliman.”

Hapja e xhamive vjen pak ditë para mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjerojnë për 30 ditë në shenjë devotshmërie për fenë e tyre./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara