Italia fton ambasadoren franceze pas kritikave të Macronit

11:44 | 13 Qershorë 2018

Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi ka thirru ambasadoren franceze në Itali Catherine Colonna, pasi presidenti Emmanuel Macron e quajti Italinë “të papërgjegjshme” për refuzimin e pranimit të refugjatëve të bllokuar në Mesdhe.

“Pas deklaratave të Paris në lidhje me çështje e anijes Aquarius, ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi thirri ambasadoren e Francës në Itali në ministrinë e jashtme këtë mëngjes”, thuhet në deklaratën e MPJ-së italiane.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke cituar një burim diplomatik, ambasadorja franceze ka shkuar në orën 10:00 në Farnesina, selia e Ministrisë së Jashtme në Romë, transmeton portali arbresh.info.

“Deklaratat në lidhje me Aquarius nga Franca janë të habitshme,” theksoi Këshilli Italian, duke shtuar se Roma nuk do të tolerojë marrjen e “mësimeve hipokrite nga vendet që preferonin të devijonin kokën” mbi krizën e emigrantëve.

Të martën, Macron akuzoi Italinë për “cinizëm dhe papërgjegjshmëri” rreth Romës që mohonte hyrjen e anijes që mbante më shumë se 600 emigrantë, të shpëtuar në detin Mesdhe nga dega gjermane e OJQ-së SOS Mediterranee.

Qeveria e re e Italisë ka nisur një politikë të ashpër mbi migracionin, pasi Evropa po përpiqet të negociojë kuotat e refugjatëve dhe një kornizë të përbashkët evropiane për të ndarë përgjegjësi për ardhjen e migrantëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale