Italia e gatshme për rikthimin e fëmijëve në shkolla

13:56 | 7 Gusht 2020

Italia, epiqendra e parë me koronavirus jashtë Kinës, është duke kryer teste të COVID-19 në mënyrë të rreptë pas lajmërimit të rasteve të reja. Derisa kombi është duke u përgatitur për rikithimin e nxënësve në shkolla, shumë shkolla kanë filluar punën për krijimin e kushteve të duhura.

Distanca sociale është esenciale për të penguar shpërndarjen e koronavirusit, por shumë shkolla në Itali janë të modelit të vjetër ku tavolinat vetëm për një nxënës janë të rralla.

Ministri i Edukimit të Italisë ka shpallur një tender në të gjithë Evropën për 3 milionë tavolina vetëm për nga një nxënës në mënyrë që mësimi të zhvillohet nga 8 shtatori, shkruan CNN, përcjell arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara