Itali: Bie numri i të infektuarve nga Covid-19, rritet shifra e të vdekurve

18:02 | 14 Shtator 2020

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Itali në 24 orët e fundit ka shkuar në 14, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i të jetëve të humbura nga virusi korona ka shkuar në 35,624, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Gadishulli ka regjistruar 1,008 të infektuar me virusin nga familja Sars-Cov2, duke përshkuar shifrën e 288,761 të të infektuarve në total.

Momentalisht, autoritetet italiane të shëndetësisë kanë shënjuar 39,187 raste aktive me koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara