ISIS liron 25 pengje

21:59 | 29 Tetor 2017

Një zyrtar i qeverisë sirianë ka deklaruar se militantët e Shtetit Islamik kanë liruar 25 pengje.

Pengjet janë liruar pasi ata u tërhoqën nga një qyteti Homs, transmeton portali arbresh.info

Guvernatori i Homs, Talal Barazi tha për Associated Press se 19 persona nga Qaryatayn ende mbahen nga ISIS.

Forcat qeveritare dhe trupat aleate rimorrën kontrollin e Qaryatayn javën e kaluar. Gjatë betejës militantët kanë vrarë të paktën 70 banorë. Trupat u gjetën të shpërndarë nëpër rrugë dhe nëpër kanale.

Sipas Observatorit sirian ende nuk janë gjetur shumë trupa të të vdekurve.

Ende nuk është bërë e qartë pse ISIS vendosi të lirojë 25 pengjet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara