Ish-zëdhënësi i UNMIK-ut thotë se është shokuar me Nobelin për përkrahësin e Millosheviqit

18:25 | 10 Tetor 2019

Alexander Ivanko, ish-zëdhënës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Bosnje dhe në Kosovë ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se përkrahësi i Sllobodan Millosheviqit, shkrimtari Peter Handke, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi.

Ai ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si një person që ka mohuar masakra mund të marrë çmim kaq prestigjioz.

“Jam absolutisht pa fjalë! A e ka humbur Akademia Suedeze toruan?! Peter Handke?! Mbrojtësi i Milosheviqit dhe mohues i Srebrenicës?! Si dikush që ka punuar në Sarajevë gjatë luftës, unë siguroj se aty s’ka pasur qytetarë të atij qyteti që kanë mbytur njëri-tjetrin! Forcat serbe kanë gjuajtur, qëruar e vrarë mijëra civilë. Handke nuk ishte aty, por ka mohuar se kjo ka ndodhur. Pa fjalë!” ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara