Ish-shefi i Rezervës Federale: Nuk është e nevojshme që kriptovalutat të prodhohen nga bankat qendrore

11:08 | 13 Nëntor 2019

Ish-kryetari i Rezervës Federale, Alan Greenspan, tha këtë javë se nuk ka nevojë që bankat qendrore të emetojnë valuta dixhitale.

Ai theksoi se valutat kombëtare janë të mbështetura nga krediti sovran, diçka që asnjë organizatë tjetër nuk mund ta ofrojë.

“Krediti sovran i Shteteve të Bashkuara tejkalon imagjinatën e Facebookut”, tha Greenspan, duke i’u referuar planeve të kompanisë për kriptovalutën Libra.

Rrjeti social lajmëroi më herët gjatë vitit projektin e kriptovalutës Libra, që po zhvillohet në partneritet me kompani botërore të procesimit të pagesave.

Megjithatë, muajin e kaluar, Visa, MasterCard, Paypal dhe eBay, u larguan nga projekti Libra, për shkak të rritjes së mbikëqyrjes nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, Banka Popullore e Kinës po përpiqet të prezantojë kriptovalutën e vetë, por nuk ka dhënë ende detaje se kur do të dalë në treg.

Kriptovalutat kanë tërhequr vëmendjen botërore në vitin 2017 kur çmimi i bitcoin u fry nga qindra dollarë në 20 mijë euro. Shumë mbështetës të bitcoin thonë se meritat i ka teknologjia Blockchain, që mbështetet nga një sistem i decentralizuar. /Scan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara