Ish presidenti amerikan e quan grabitje territori aneksimin e zonave nga Izraeli

15:57 | 2 Korrik 2020

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, theksoi se përpjekja e Izraelit për aneksimin e disa zonave në Bregun Perëndimor do të nënkuptojë “grabitje të paligjshme të territoreve” transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në faqen e internetit “The Hill”, ish-presidenti Carter ka bërë një vlerësim lidhur me përpjekjen për aneksim që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikoi ta shpallte që nga 1 korriku, por të cilën ai e shtyu.

Në një deklaratë me shkrim duke theksuar se aneksimi i planifikuar do të nënkuptonte grabitjen e paligjshme të territoreve palestineze, Carter është shprehur se “Plani i Izraelit për të aneksuar 30 për qind të Bregut Perëndimor është në kundërshtim me statusin aktual të përcaktuar në marrëveshjet ndërkombëtare për territoret nën okupim dhe gjithashtu nënkupton shkeljen e ligjit ndërkombëtar i cili ndalon përfitimin e territoreve me rrugën e forcës”.

Duke vënë në dukje se politika e Izraelit për dekada të tëra për krijimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në bregun Perëndimor ka rrezikuar idenë e Izraelit për një shtet të pavarur të Palestinës që do të jetë i pranishëm bashkarisht, Carter vlerësoi që “Aneksimi zyrtar nënkupton fundin e shpresës për arritjen e një zgjidhjeje paqësore ndaj problemit me idenë për zgjidhjen me dy shtete mbi të cilin ka një dakordësim ndërkombëtar për paqe”.

Më tej pasi ka bërë të ditur se aneksimi do të shkelë marrëveshjet e Oslos dhe të Camp David, ish-presidenti Carter paralajmëroi se Izraeli do të vendosë në rrezik marrëveshjet e paqes që ka bërë me Egjiptin dhe Jordaninë.

Carter i cili ka kryer detyrën e presidentit të SHBA-ve gjatë 1977-1981, ka ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit në marrëveshjen e paqes të nënshkruar mes Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979.

Plani i Izraelit për “aneksimin” e zonave në Bregun Perëndimor

Në planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” për Lindjen e Mesme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë pas planit të ashtuquajtur “plani për paqe”, filluan procesin e formimit të hartave për Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë”, Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara