Ish-ministri meksikan i mbrojtjes akuzohet për “ndihmë në trafik droge”

15:21 | 17 Tetor 2020

Ish-ministri i Mbrojtjes së Meksikës, Salvador Cienfuegos në seancën e gjykimit në New York të SHBA-ve u akuzua për “ndihmë në trafikimin e drogës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria kundër Cienfuegos pretendohet se ish-ministri në periudhën e detyrës së tij në 2012-2018 ka ndihmuar rrjetin për trafikun e drogës (kartelin) e emërtuar “H-2” i cili fut lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në SHBA dhe se ai ka ndihmuar në pastrimin e parave të ardhura nga ky trafikim.

Ish-ministri 72-vjeçar Cienfuegos i cili ndodhet në Los Angeles mori pjesë në seancën e zhvilluar në New York nëpërmjet lidhjes online. Prokuroria si provë e pretendimeve tregoi mesazhet e shkruara nga celulari që ish-ministri ka kryer me një prej krerëve të rrjetit kriminal.

Prokuroria ka mbrojtur idenë e saj se gjenerali në këmbim të ryshfetit ka penguar operacionet ushtarake ndaj rrjetit, në vend të kësaj ka ndërmarrë operacione kundër rrjeteve të tjera kriminale kundërshtare dhe se ka siguruar lidhje me zyrtarë brenda burokracisë.

Cienfuegos ka informuar më parë anëtarët e rrjetit për hetimet gjyqësore dhe operacionet policore ndaj tyre dhe se ka zbuluar identitetet e policëve të infiltruar dhe të dëshmitarëve që bashkëpunonin me autoritetet gjyqësore dhe të sigurisë.

Në aktakuzë thuhet se rrjeti kriminal H-2 në SHBA kishte formuar celula për shpërndarjen e drogës në Los Angeles, Las Vegas, Ohio, Minnesota, Karolina e Veriut dhe New York dhe se anëtarët e rrjetit kanë kryer në Meksikë dhjetëra krime të tilla si kontrabandë të armëve, krime, tortura dhe ryshfete.

Ndaj Cienfuegos u ngrit një gjykim në gjykatën e rajonit lindor të New Yorkut vitin e kaluar. Ish-ministri u arrestua një ditë më parë kur mbërriti në Los Angeles bashkë me familjen e tij me kërkesë të Departamentit të luftës kundër drogës (DEA) të SHBA-ve.

Nëse Cienfuegos shpallet fajtor pritet të dënohet me të paktën 10 vite burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara