Irani thotë se ka zbuluar rezerva të gazit që vlejnë 40 miliardë dollarë

14:07 | 20 Tetor 2019

Irani njoftoi të dielën se e ka zbuluar rezerva të reja të gazit natyror, nga të cilat mund të prodhojë rreth 400 milionë fuçi gaz të kondensuar që mund të shitet për 40 miliardë dollarë.

Fusha me gaz natyror, e emërtuar “Eram”, ndodhet afër Gjirit Persik, në provincën jugperëndimore të Farsit. Në këtë hapësirë besohet se ndodhet një sasi prej 53 miliardë metra kub të gazit natyror. Lajmin për këtë zbulim e dha zëvendësmenaxheri i kompanisë shtetërore të karburanteve, Reza Dehghan.

“Ne kemi potencial që të identifikojmë më shumë rezerva të pazbuluara të gazit duke i përdorur teknikat gjeofizike të kërkimeve dhe shpimeve dhe se këto zbulime do ta shtojnë pasurinë kombëtare të Iranit”, tha ai.

Ky zbulim erdhi në një kohë të vështirë për Iranin pasi vendi po përballet me probleme ekonomike për shkak të një vargu sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara.

“Amerika nuk mund ta ndalojë prodhimin e naftës në Iran. Sanksionet nuk e kanë ndërprerë industrinë iraniane të naftës. Jemi aktivë, jemi gjallë”, tha ministri iranian i naftës, Bijan Namdar Zanganeh muajin e kaluar.

Ky ministër tha se vendi i tij ndodhet në vendin e katërt të shteteve me rezervat më të mëdha të karburanteve në botë me 159 miliardë fuçi rezerva, shkruan “CNN”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara