Irani paralajmëron tërheqjen nga marrëveshja bërthamore

20:09 | 29 Gusht 2018

Lideri i Iranit, Ayetullah Ali Hamaney, tha se atëherë kur do të konkludojnë se marrëveshja bërthamore nuk i shërben interesave kombëtare do të tërhiqen nga marrëveshja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hamaney i cili priti anëtarët e Këshillit Ministror nën kryesimin e presidentit Hasan Ruhani, foli në lidhje me bisedimet që po vazhdojnë me vendet evropiane pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore.

Ai tha se negociatat me Evropën nuk paraqesin problem por qeveria nuk duhet të humb shpresën nga Evropa për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore ose në lidhje me ekonominë.

“Marrëveshja bërthamore nuk është një qëllim, është mjet dhe nëse konkludohet se nuk është e mundshme t’i mbrojmë interesat tona kombëtare, tërhiqemi nga marrëveshja”, u shpeh Hamaney në lidhje me mundësinë e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore.

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të, Hamaney tha se me qeverinë aktuale nuk do të bisedojnë në asnjë nivel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara