Irani paralajmëron forcat e huaja të qëndrojnë jashtë Gjirit

21:28 | 22 Shtator 2019

Presidenti Iranian ka theksuar se ‘forcat e huaja po kërcënojnë sigurinë e Gjirit’.

Deklarata e tij erdji pasi SHBA tha që do të vendoste trupat e saj ushtarake në rajon, transmeton portali arbresh.info

Hassan Rouhani tha se ‘forcat e huaja gjithmonë kanë sjellë dhimbje dhe mjerim’ dhe se nuk duhet të përdoren si ‘garë armësh’.

Pas sulmit në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, SHBA ka vendosur që të dërgojë trupa ushtarake në Mbretëri.

Të dy vendet fajësojnë Iranin për sulmin, ndërkaq Irani ka mohuar përfshirjen në sulm.

Rouhani gjithashtu tha që Irani do të paraqesë një nismë të re për paqen e Gjirit në Kombet e Bashkuara në ditët e ardhshme.

Tensionet me SHBA-ve dhe Iranit janë rritur pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi që të tërheq vendin e tij nga marrëveshja për armët bërthamore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara