Irani mohon të ketë bllokuar anijen britanike

11:00 | 11 Korrik 2019

Tre anije iraniane u përpoqën të “pengonin kalimin” e një anijeje komerciale britanike gjatë udhëtimit përmes Ngushticës së Hormuzit ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Londër, ndërsa rojet revolucionare iraniane mohonin pretendimet.

Incidenti ka rritur tensionet në ujërat strategjik afër Gjirit.

“Nuk ka pasur konfrontime në 24 orët e fundit me ndonjë anije të huaj, përfshirë ato britanike,” thanë në një deklaratë rojet revolucionare.

Kurse, Britania tha se të enjten, tre anije iraniane kanë tentuar të pengojnë kalimin e cisternës me vaj në ujërat e Gjirit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara