Irani ka arrestuar disa persona në lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas

09:40 | 14 Janar 2020

Organet gjyqësore të Iranit kanë arrestuar disa njerëz të dyshuar për rrëzimin e një aeroplani ukrainas për të cilin Teherani tha se u godit aksidentalisht nga një raketë iraniane, tha të martën zëdhënësi i drejtësisë, Gholamhossein Esmaili.

Esmaili nuk tregoi për numrin e saktë të personave të arrestuar dhe nuk dha asnjë hollësi tjetër lidhur me këtë veprim të autoriteteve, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info

Ditë më parë Irani më parë e pranoi se e ka rrëzuar aeroplanin me 176 persona, ku nuk pati asnjë të mbijetuar. Ky shtet tha se rrëzimi i aeroplanit është bërë për shkak të një gabimi nga ushtria, duke menduar se ai është objekt i armikut.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje dhe ka thënë se rrëzimi i aeroplanit është një gabim i pafalshëm.

Kujtojmë se , shumica e viktimave në këtë aksident ishin iranianë dhe kanadezë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara