Iran, vërshimet kanë shkaktuar dëme prej 2.5 miliardë dollarë

18:02 | 14 Prill 2019

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu i madh në Iran gjatë javëve të fundit kanë shkaktuar rreth 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për rrugët, urat, shtëpitë dhe tokën bujqësore.

Përmbytja e cila filloi me 19 mars, morri jetët e 76 personave, duke detyruar më shumë se 220.000 njerëz drejt strehimoreve emergjente dhe ka bërë që agjencitë e ndihmave të përballen me vështirësitë transmeton arbresh.info
“Vërshimet e kohëve të fundit janë të pashembullt … 25 provinca dhe më shumë se 4,400 fshatra janë prekur”, tha ministri i brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli në parlament.
Fazli tha se përmbytjet kishin shkaktuar rreth 350 trilionë dinarë (2.5 miliardë dollarë) dëmshpërblim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara