Identifikohen nëntë bombardues vetëvrasës, përfshirë një grua

09:50 | 24 Prill 2019

Departamenti i Hetimeve Kriminale të Sri Lankës (CID) ka dhënë detaje shtesë për shpërthimet në ditët e fundit.

Departamenti i Hetimeve Kriminale të Sri Lankës, konfirmoi sot se nëntë bombardues vetëvrasës morën pjesë në shpërthimet e së dielës së Pashkëve, shkruan CNN përcjell portali arbresh.info

Nga nëntë, tetë janë identifikuar nga CID, tha zëdhënësi i policisë Ruwan Gunasekara, ndërsa bomba e nëntë u konfirmua si gruaja e një prej sulmuesve vetëvrasës.

Ndryshe, Qeveria e Sri Lanka ka fajësuar për shpërthimet grupin lokal islamik National Thowheed Jamath (NTJ). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara