Identifikohen kushte të favorshme për jetë në një planet 8 herë më të madh se toka

14:18 | 27 Shkurt 2020

Një hulumtim tregon se një ekzoplanet 8 herë më i madh se Toka mund të ketë kushte të favorshme për jetë.

Në kuadër të hulumtimit, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “The Astrophysical Journal Letters”, u analizuan të dhënat rreth masës, radiusit dhe atmosferës së ekzoplanetit K2-18b, 124 vite dritë larg nga Toka.

Astronomët nga Universiteti Cambridge konstatuan se K2-18b gjendet në një distancë të përshtatshme me yllin dhe se nën atmosferën e pasur me hidrogjen mund të ketë ujë në formë të lëngshme.

Dy ekipe të ndryshme në vitin 2019 njoftuan se kanë gjetur avull të ujit në atmosferën e ekzoplanetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara